Sneijderi: Eto’o e ndryshoi pozicionin vetëm për Mourinhon

06 shtator 2018 | 17:31

Wesley Sneijder ka zbuluar një prapaskenë gjatë kohës që ai luante te Interi. Holandezi ka fituar tripletën me Samuel Eto’on dhe Jose Mourinhon në vitin 2010. Eto’o, në atë kohë ndryshoi pozicionin e tij natyral, duke u kthyer në një sulmues anësor.

Pas largimit të Mourinhos erdhi Rafa Benitez. Ky i fundit i kërkoi kamerunasit të bënte të njëjtën gjë, pra të luante si anësor i majtë.

“Eto’o u përgjigj se atë gjë e bën vetëm për Mourinhon dhe asnjë tjetër”, deklaroi Snajder. Eto’o është shpallur 4 herë futbollisti më i mirë i Afrikës dhe është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave te Kameruni me 56 gola. Ish numri 9 i Interit, tashmë 37-vjeç, vazhdon të luaj ende ne Katar, po ashtu edhe Snajder është në të njëjtën ligë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi, pas mbledhjes…