Veseli kujton grevën e minatorëve të “Trepçës”

20 shkurt 2018 | 11:19

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka kujtuar grevën e minatorëve të “Trepçës”, në 29 vjetorin e saj.

Ai ka thënë se mesazhi i minatorëve ishte vendimtar për rrugën e lirisë dhe pavarësisë.

“Sot kujtojmë e nderojmë grevën historike të minatorëve të Trepçës të shkurtit 1989. 29 vjet më parë, zëri i protestës së tyre, nga thellësitë e tokës së Kosovës, u kthye në lëvizje gjithpopullore kundër agresionit të Serbisë. Mesazhi i minatorëve ishte vendimtar: Kosova nuk do të nënshtrohet me asnjë çmim. Rruga e lirisë dhe e pavarësisë është e pakthyeshme”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Takimi në mes të ambasadorëve të shteteve të Quintit dhe…