Veseli: Lamtumirë Nexhmije, e faleminderit për veprën që le pas!

07 shkurt 2020 | 13:10

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka shprehur ngushëllime me rastin e ndarjes nga jeta të bilbilit të këngës shqipe, Nexhmije Pagarusha.

Veseli përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se vdekja e Nexhmije Pagarushës ka lënë boshllëk të madh në themelet e botës sonë të artit.

“Kombi shqiptar humbi sot një nga figurat më të ndritura të muzikës që rrallë herë lindin por që kujtohen përjetë. Ndarja nga jeta e Nexhmije Pagarushës ka lënë një boshllëk të madh mu në themelet e botës sonë të artit. Ajo ishte shumë e lidhur me skenën dhe me publikun dhe dinte të linte gjurmë të pashlyeshme për këdo që e dëgjonte. Me talentin e saj magjik ajo ka frymëzuar breza të tërë me krenari kombëtare për folklorin tonë. Lamtumirë Nexhmije, e faleminderit për veprën që le pas!”, ka shkruar Veseli.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, i…