Veseli mbjell një fidan për Ditën e Tokës (Video)

22 prill 2019 | 13:53

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në Ditën e Tokës, ka mbjellë një fidan duke u bërë kështu pjesë e fushatës “Mbjell një pemë”.

Kryparlamentari ka zgjedhur që pishën ta mbjellë në Kovragë të Istogut duke thënë se ky është “vendi i njerëzve punëtor dhe me natyrë të jashtëzakonshme”.

Veseli ka sfiduar në këtë fushatë futbollistët e Kombëtares së Kosovës, Fadil Demakun dhe ministrin e Shëndetësisë, Uran Ismaili.

“Në Ditën e Tokës kam vendosur të bëhem pjesë e fushatës për mbjelljen e një fidani, për të sensibilizuar kështu të gjithë qytetarët që të mbjellin sa më shumë fidane për një ambient më të bukur në vendin tonë. Me këtë rast kam sfiduar që të bashkohen në këtë fushatë të gjithë futbollistët e kombëtares së Kosovës, Fadil Demakun dhe ministrin Uran Ismaili”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

https://www.facebook.com/kadriveseliofficial/videos/2179215405519938/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dhjetëra fidanë janë mbjell në ‘Lagjen 028’ në Fushë Kosovë…