Veseli: Mujë Krasniqi ka qenë inspirim për UÇK-në

14 dhjetor 2017 | 13:30

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se dëshmori Mujë Krasniqi ka qenë inspirim për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

“Mujë Krasniqi ka qenë inspirim për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Në 19-vjetorin e vdekjes së tij dhe bashkëluftëtarëve që kishte atë ditë në krah, e kujtojmë dashurinë dhe përkushtimin e secilit prej tyre për atdheun dhe lirinë. Kujtimi për ta do të jetë i përhershëm”, ka shkuar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KF Gjilani ka reaguar nëpërmjet një njoftimi për medie lidhur…