Veseli: Mungesa e unitetit po e dëmton Kosovën

12 shtator 11:45

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka deklaruar se mungesa e unitetit politik po e dëmton Kosovën.

Pas takimit me kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, Veseli ka thënë  se Kosova është duke shkuar me vendosmëri në finalen e dialogut me Serbinë.

Sipas tij, ky proces do t’ia sigurojë Kosovës ulësen në OKB.

“Jemi krenarë që kemi partnerë siç janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe se jemi krah me vendet që janë perëndimore. Ajo që e dëmton aktualisht Kosovën është mungesa e unitetit”, ka thënë Veseli.

Ndërsa, kryeparlamentari shqiptar,  Gramoz Ruçi, u ka bërë apel subjekteve politike në Kosovë që  të jenë unike sa i përket dialogut dhe marrëveshjes me Serbinë.

Sipas tij, dialogu është mekanizmi për të siguruar zgjidhje, për të garantuar edhe njohjen e ndërsjelle Kosovë – Serbi.

Gjatë vizitës në Tiranë, Veseli është duke u shoqëruar nga dy zëvendëskryeministra, Fatmir Limaj dhe Dardan Gashi.

 

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shell tani është duke e mbajtur samitin në Munich te…