Veseli ndjehet krenar me rininë e Kosovës
Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka takuar sot disa nga kryetarët e Rinisë Demokratike, me të cilët ka bashkëbiseduar për “Dekadën e Re” dhe për idetë e tyre për zhvillimin e mëtutjeshëm të vendit.
Ai ka thënë se këta të rinj kanë përkushtim të jashtëzakonshëm për jetësimin e vizionit të “Dekadës së Re”.
Me këtë rast Veseli ka thënë se ndjehet krenar me rininë e Kosovës.
“Medina, Ariani, Iliriana, Besimi, Albani, Valmiri, Rinori, Liridoni dhe Besimi kanë përkushtim të jashtëzakonshëm për jetësimin e vizionit të Dekadës së Re. Janë këta disa nga kryetarët e Rinisë Demokratike. Me ta bashkëbisedova për Dekadën e Re dhe dëgjova me shumë vëmendje idetë e tyre se si e shohin zhvillimin e mëtutjeshëm të vendit tonë. Krenar me ta dhe gjithë rininë e Kosovës”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/