Veseli: Në dialog me Serbinë shkojmë për njohje dhe ulëse në OKB

15 dhjetor 2018 | 19:52

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se është shumë i lumtur sot pas votimit në Kuvend të Ekipit Dialogues për bisedime me Serbinë në Bruksel.

“Pas një vendimi shumë pozitiv të djeshëm të plotësimit të shtetësisë – Ushtrinë e Kosovës, sot kemi marrë edhe një vendim për ruajtjen e sovranitetit dhe partneritetit me BE-së. Votimi i delegacionit sot i thotë po integritetit territorial dhe procesit të dialogut në të cilin Kosova shkon me bindje të plotë se Serbia do ta njohë shtetin tonë të pavarur dhe sovran. Shkojmë në dialog që Serbia ta njehë shtetin tonë. Dhe shteti jonë të ketë vendin e merituar në OKB”, ka thënë Veseli pas votimit të rezolutës për dialogun. 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i Kryesisë së Nismës Socialdemokrate, njëherësh edhe kryetar i…