Veseli në Likoc, aty ku para 20 vjetësh ishte themeluar Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së

16 shtator 2018 | 17:02

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, së bashku me anëtarë të Rinisë Demokratike dhe bashkëluftëtarë të Drenicë kanë vizituar Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së në Likoc të Skenderajt ku kanë përkujtuar përpjekjet për liri dhe pavarësi.

Veseli ka thënë se 20 vjet më parë të rinjtë dhe të rejat e këtij vendi patën themeluar Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së.

“Para 20 vjetësh, të rinj e të reja vendosen që në përpjekjen e tyre për liri e pavarësi, në Likoc të Skenderajt të themelojnë Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare Kosovës. Pas 20 vjetësh, për ta shënuar themelimin e shtabit dhe për të kujtuar atë periudhë, njerëz që dhanë jetën në beteja, na mblodhi serish rinia. Me anëtarët e Rinisë Demokratike të Kosovës dhe bashkë me shumë bashkëluftëtarë e qytetarë të Drenicës ndamë përjetimet tona për atë kohë. Por, mbi të gjitha bashkëbiseduam për të ardhmen tonë, për një jetë më të mirë për gjeneratat e reja, duke kujtuar gjithmonë të kaluarën tonë të lavdishme”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Image may contain: one or more people, crowd and outdoorImage may contain: 10 peopleImage may contain: 21 people, people smiling, crowd, sky and outdoorImage may contain: 1 person, standingImage may contain: 6 people, people smiling, beardImage may contain: 4 people, people standing and outdoorImage may contain: 1 person, crowd and outdoorImage may contain: 4 people, people standing and indoor

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Wolverhampton Wanderers ia ka shtuar edhe me shumë…