Veseli në Mitrovicë: Pasuritë e Kosovës askush nuk mund t’i vendosë në pazar

22 tetor 2020 | 17:22

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka vizituar sot qytetin e Mitrovicës.

Nga atje, Veseli ka bërë thirrje edhe njëherë që Ujmani dhe Trepça të mos diskutohen si pjesë e dialogut me Serbinë, raporton “Epoka e re”.

“Në bashkëbisedimin që pata me qytetarë të Mitrovicës, vihej re qartë shqetësimi i tyre për paqartësinë dhe mungesën e transparencës që po tregon qeveria aktuale për sa i përket çështjes së dialogut. I sigurova që askush nuk do të guxojë që të prekë integritetin territorial dhe sovranitetin e shtetit tonë të pavarur dhe se as Ujmanin e as pasuritë e tjera të Kosovës nuk do të mund kush që t’i vendosë në pazar. Ato janë e do të mbeten pasuri të Kosovës dhe do të vihen vetëm në shërbim të qytetarëve të saj”, ka thënë Veseli pas kësaj vizite.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori Kushtrim Gashi një ditë pas fitores që Ballkani e…