Veseli nesër promovon kandidatët e PDK-së për deputetë nga Gjakova

16 shtator 2019 | 18:05

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Kadri Veseli, nesër (e martë) viziton Gjakovën ku do të bëjë promovimin e kandidatëve për deputetë nga kjo komunë.

Lajmin e ka konfirmuar kryetari i Degës së PDK-së në Gjakovë, Hajdar Beqa.

“Të nderuara struktura, anëtarë dhe simpatizantë të degës së PDK-së në Gjakovë, Kryetari i Partisë Demokratike, njëherit kryeministri i ardhshëm z. Kadri Veseli do ta vizitoj Gjakovën, ku do të bëjë promovimin e kandidatëve për deputet nga komuna jonë”, ka shkruar Beqa në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Beqës:

Të nderuara struktura, anëtar dhe simpatizantë të degës së PDK-së në Gjakovë, Kryetari i Partisë Demokratike, njëherit Kryeministri i ardhshëm z. Kadri Veseli do ta vizitoj Gjakovën, ku do të bëjë promovimin e kandidatëve për deputet nga komuna jonë.

Data: 17 Shator ( e martë)

Ora: 16:00

Vendi: Platoja e Bibliotekës së Qytetit

I ftojmë të gjithë anëtarët dhe simpatizantët të marrin pjesë.

Ndërtojmë të Ardhmen për Ty dhe Shtetin

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, njëherësh kandidat i koalicionit Nisma-AKR-PD, Fatmir…