Limaj takon strukturat e partisë në Klinë

16 shtator 2019 | 18:04

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, njëherësh kandidat i koalicionit Nisma-AKR-PD, Fatmir Limaj, ka takuar strukturat e kësaj partie në qytetin e Klinës.

“Në Klinë, qytetin që ndër vite i ka kultivuar vlerat kombëtare, para strukturave tona shpalosa disa nga prioritetet e Nismës për qeverinë e ardhshme. Vazhdimi i fuqizimit të prodhuesve vendorë, ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, investimet e fuqishme në bujqësi, reformat në drejtësi, paketa sociale dhe qasje ndryshe ndaj diasporës, do të jenë prioritetet tona kryesore. Edhe në Klinë pashë gatishmëri dhe entuziazëm për ta mbështetur projektin tonë Bashkë për Shtetin”, ka thënë Limaj.

“Jam i bindur që projekti ynë, që ua kemi ofruar qytetarëve është më i miri, sepse ne duam t’i bashkojmë njerëzit me energji pozitive që duan të kontribuojnë për vendin. Ftoj qytetarët e Klinës ta mbështesin kandidatin tonë për deputet nga kjo komunë, Muhamet Gashin dhe kandidatët tjerë për deputetë nga radhët e Nismës”, është shprehur Limaj.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtuesit e Juventusit kanë bërë gati ofertën për transferimin e…