Veseli nga Reçaku: Integriteti territorial i Kosovës është i paprekshëm

15 janar 2019 | 14:14

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në 20-vjetorin e masakrës së Reçakut, të kryer nga forcat serbe, ka bërë homazhe dhe ka vendosur lule në Kompleksin Memorial në Reçak, në nderim të viktimave të 15 janarit 1999.

Veseli nga Reçaku ka kërkuar bashkimin e spektrit politik kur bëhet fjalë për dialogun me Serbinë.

“Sovraniteti i shtetit, integriteti territorial dhe institucional janë vlera të shenjta për ne, prandaj edhe të paprekshme”.

“Ne hyjmë në dialog për ta finalizuar shtetndërtimin ndërkombëtar të Kosovës, për ta marrë njohjen e shtetit të Kosovës nga Serbia dhe anëtarësimin në Organizatën e Kombeve të Bashkuara”, ka deklaruar Veseli.

Më tutje, Veseli ka folur edhe për fillimin e punës së Gjykatës Speciale, duke vlerësuar se obligimi ndaj të ardhmes së vendit, ka bërë që sot shumë bashkëluftëtarë duhet të ballafaqohen me kërkesat e drejtësisë selektive, e cila vë në dyshim drejtësinë e luftës çlirimtare.

“Ne nuk kemi frikë nga ky ballafaqim. As nuk ikim prej tij. Ne do ta paguajmë edhe këtë çmim dhe si gjithmonë kemi me dalë faqebardhë. Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka qenë, është e do të mbetet krenaria më e madhe e popullit tonë”, ka deklaruar Veseli.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dogana e Kosovës ka hapur të martën pikën doganore në…