Veseli: Nga sfida e Gjykatës Speciale do të dalim faqebardhë

13 janar 2019 | 15:45

Kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka thënë se ish-pjesëtarët e UÇK-së do të dalin faqebardhë nga sfida e Gjykatës Speciale.

Ai ka thënë se lufta e shenjtë do të mbrohet edhe nga bashkëluftëtarët e tij, Samiu e Remi, si dhe nga cilido pjesëtar i UÇK-së që do të kërkohet.

“Ka veç një të vërtetë për luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: luftë e drejtë në qëllim dhe veprime. Prandaj, nga sfida e Gjykatës Speciale do të dalim faqebardhë. Kjo e vërtetë, kjo luftë e shenjtë do të mbrohet edhe nga miqtë e mi, bashkëluftëtarët, Samiu dhe Remi, por edhe nga cilido pjesëtar i UÇK-së që do të kërkohet!”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka reaguar me rastin e…