Veseli ngushëllon familjen e aktorit Kurti

24 prill 2018 | 14:53

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i ka shprehur ngushëllime familjes Kurti dhe komunitetit të artistëve me rastin e vdekjes së aktorit Art Kurti.

“Si një mysafir i ‘O Sa Mirë’, kam kaluar momente të jashtëzakonshme me të gjithë aktorët, me stafin e serialit, përfshirë Art Kurtin, i cili sot paska ndërruar jetë. Një lajm ky tejet pikëllues. Ngushëllime familjarëve, kolegëve nga komuniteti i artistëve dhe gjithë miqve të tij”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vetë në “Facebook”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ka thënë të martën…