Veseli ngushëllon familjen Qarri

13 mars 2018 | 20:11

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka shprehur ngushëllimet e tij për bashkëluftëtarin, Jetullah Qarri.

Ai në një postim në profilin e vet në “Facebook” ka shkruar se kujtimi për komandant Gurin, siç e thërrisnin të tjerët, s’do të shuhet kurrë.

Postimi i plotë i Veselit:

Sot i dhamë lamtumirën e fundit bashkëluftëtarit të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jetullah Qarri, komandant Guri siç e thërrisnim ne. Do të na mungojë shumë, por kujtimi për të, nuk do të shuhet kurrë. Ngushëllime familjes dhe të gjithë miqve!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka dhënë lamtumirën e…