Veseli: Para 18 vitesh ShBA-të përjetuan një tragjedi botërore

11 shtator 2019 | 11:26

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka përkujtuar tragjedinë e 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai ka thënë se 18 vite më parë shtetet paqedashëse me demokraci të lira përjetuan një tragjedi botërore.

“Ai sulm na ka prekur të gjithëve dhe se terrorizmi është një e keqe për gjithë njerëzimin, pa dallim kombi, feje e race. Kosova është rreshtuar bashkë me popujt e lirë, me ShBA-në në krye, në koalicionin global për ta luftuar terrorizmin. Kurse, brenda e jashtë vendit, promovon me shumë përkushtim liritë universale që parandalojnë ekstremizmin e dhunshëm”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook” .

Postimi i plotë i tij:

Para 18 vjetësh, më 11 shtator 2001, shtetet paqedashëse me demokraci të lira përjetuan një tragjedi botërore. Mijëra jetë të pafajshme të njerëzve me kombësi të ndryshme u shuan prej sulmeve terroriste në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat ishin më të rëndat në historinë e njerëzimit.

Së bashku me rreth 3 000 viktimat e pafajshme të mbi 70 kombësive të ndryshme, sot i kujtojmë edhe tre bashkëkombësit tanë që humbën jetën atë ditë: Mon Gjonbalajn, Simon Dedvukajn e Rrok Camajn.

Vdekja e tyre tregon se ai sulm na ka prekur të gjithëve dhe se terrorizmi është një e keqe për gjithë njerëzimin, pa dallim kombi, feje e race.

Kosova është rreshtuar bashkë me popujt e lirë, me ShBA-në në krye, në koalicionin global për ta luftuar terrorizmin. Kurse, brenda e jashtë vendit, promovon me shumë përkushtim liritë universale që parandalojnë ekstremizmin e dhunshëm.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori ekzekutiv i Grupit për Hulumtim të Politikave në Ballkan,…