Veseli: Po na e don kohëve të fundit, nuk po na ndalen fitoret

30 gusht 2019 | 23:36

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, së bashku me bashkëshorten e tij Violetën dhe me fëmijët kanë ndjekur ndeshjen e përfaqësues së vajzave kosovare në futboll ndaj Turqisë ku ekipi i Kosovës shënoi fitore 2:0.

Kandidati i PDK-së për kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli tha se Kosovës nuk po i ndalen fitoret dhe ka paralajmëruar edhe fitore bindëse në finalen e zgjedhjeve.

“Urime fitorja! Po na e don kohëve të fundit, nuk po na ndalen fitoret. Kështu me fitore edhe në finalen e madhe!”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova e mposhti Turqinë, kurse futbollistja Modesta Uka ia ka…