Veseli: Po të ishte ministri i MPB-së nga PDK-ja do ta shkarkoja për dy minuta (Video)

01 prill 2018 | 12:19

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se ngjarjet si ajo me deportimin e gjashtë shtetasve turq nuk do të përsëriten asnjëherë.

Ai ka thënë se kësaj çështje do t’i shkojnë deri në fund dhe secili do të marrë përgjegjësinë e vet për këtë gabim të patolerueshëm.

Madje Veseli ka thënë se po të ishte ministri i Punëve të Brendshme (MPB) nga radhët e PDK-së do ta shkarkonte për dy minuta.

Në një intervistë për “Kosovapress”, Veseli ka thënë së është ndier i turpëruar me mënyrën e arrestimit dhe deportimit të shtetasve turq për në Turqi. Ai u ka kërkuar falje familjarëve të të arrestuarve për këtë defekt të institucioneve, derisa ka siguruar se një veprim i tillë nuk do të përsëritet më asnjëherë.

Sipas Veselit një veprim i tillë nuk përkon as me traditën e popullit shqiptar, por as me procedurat ligjore të aplikueshme në Kosovë.

Veseli ka theksuar se nuk do duhej të ndodhte një akt i tillë, pa dijeninë e krerëve të institucioneve.

“Më vjen keq që nuk ka qenë zyrtar i partisë sime ministri përkatës, se e kisha shkarkuar brenda dy minutave në momentin që e kam marrë vesh, madje nuk do të guxonte të ndodhte fare ajo. Do të shkarkohet çdo kush që ka përgjegjësi, për arsye se ne nuk jemi këtu të përfaqësojmë partitë tonë politike, por jemi të përfaqësojmë vlerat e popullit tonë që janë vlera civilizuese perëndimore”, ka thënë Veseli.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka kujtuar të masakruarit në…