Veseli premton vazhdim të përkrahjes për inovatorët dhe ndërmarrësit

06 qershor 2018 | 15:31

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i shoqëruar nga ministri i Financave, Bedri Hamza, ka vizituar të mërkurën kompaninë “Speeex” në Prishtinë, e cila ofron shërbime në fushën e teknologjisë së informacionit dhe komunikimeve elektronike.

Gjatë kësaj vizitë, kryetari Veseli është njohur me shërbimet që ofron kjo kompani dhe kushtet e punës brenda saj.

Fikret Murati, pronar i kompanisë “Speeex”, ka falënderuar kryetarin Veseli për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë dhe po i jep sektorit të teknologjisë dhe inovacionit, duke e vlerësuar vizitën një mesazh të fortë mbështetjeje për punë të mëtutjeshme.

Murati ka thënë se kompania “Speeex” numëron 472 të punësuar, me pagë mesatare mbi 700 euro dhe bashkëpunon ngushtë me kompani të fuqishme ndërkombëtare.

Ndërsa, kryeparlamentari Veseli ka thënë se teknologjia, inovacioni e ndërmarrësia janë e ardhmja e Kosovës dhe vizioni të cilin do ta ndjekë Kosova në Dekadën e re.

“Ne do t’i përkrahim këta njerëz inovatorë dhe të ndërmarrësisë, të cilët po na tregojnë si cila është rruga e zhvillimit të Kosovës”, ka thënë Veseli.

Veseli ka thënë se kompanitë e sektorit të teknologjisë dhe inovacionit do të ketë mbështetje, ndërsa shtoi se me pak mbështetje nga shteti, këto kompani do ta dyfishojnë numrin e të punësuarve.

“Kemi hequr të gjitha taksat të cilat ndërlidhen me importin e pajisjeve harduerike, por nuk është kjo e vetmja. Nëpërmjet Ministrisë së Inovacionit do të fokusohemi edhe te trajnimet. Ne do të jemi përkrah Fikretit dhe investitorëve si ai”, ka theksuar kryeparlamentari Veseli.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Kosovës ka shqyrtuar raportin e Komisionit për Shëndetësi,…