Veseli pret familjarët e Fadil Vokrrit

21 qershor 2018 | 11:24

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli ka pritur në një takim familjarët e Fadil Vokrrit.

Veseli e ka vlerësuar punën që ka bërë Fadil Vokrri, duke thënë se ajo do të jetë model për gjeneratat e reja.

“Me familjen e legjendës sonë Fadil Vokrri, sot me emocion kujtuam jetën e tij plot suksese. Puna e tij për vendin do të jetë model për gjeneratat e reja. Ne do ta nderojmë dhe respektojmë gjithmonë trashëgiminë e Vokrrit”, ka shkruar Veseli.

Legjenda e futbollit të Kosovës dhe kryetari i Federatë së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri ndërroi jetë ditë më parë, pas një sulmi në zemër.

/Epoka e re/

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Spanja e mposhti Iranin, por trajneri Fernando Hierro nuk është…