Veseli: Shumë shpejt do ta kemi liberalizimin e vizave

20 qershor 2018 | 18:01

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se shumë shpejt vendi ynë do ta ketë liberalizmin e vizave.

Në këtë kontekst, ai ka thënë se duhet të punojnë që edhe pas liberalizimit të vizave, rininë ta mbajnë në Kosovë.

“Ne shumë shpejt do ta kemi liberalizimin e vizave, por ne duhet të punojmë që rininë ta mbajmë në Kosovë dhe perspektivën ta ketë këtu”, është shprehur Veseli pas takimit me përfaqësuesit e korporatës së njohur amerikane “Sutherland Global”.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është pritur në takim…