Veseli takohet me Apostolovën, flasin për agjendën evropiane

30 janar 2018 | 15:20

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot në takim shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, me të cilën ka diskutuar për angazhimet dhe prioritetet e punës së Kuvendit gjatë këtij viti.

Kreu i Kuvendit e njohur përfaqësuesen e lartë të BE-së për rrjedhën e deritashme të punës së legjislativit, ndërsa ka konfirmuar përkushtimin për të trajtuar me prioritet të gjitha projektligjet që ndërlidhët me procesin e agjendës për reformë evropiane.

Në funksion të kësaj, kryetari Veseli ka shprehur zotimin e tij për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë Zyrën e BE-së në Prishtinë dhe të gjithë mekanizmat e tjerë relevantë.

Kryeparlamentari Veseli ka theksuar se institucionet e Kosovës do të kryejnë të gjitha obligimet ndërkombëtare dhe do të përmbushin të gjitha kriteret e nevojshme për rrugën euroatlantike të vendit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Igor Soltes, ka bërë…