Veseli takon kryetarët e degëve dhe shtabeve zgjedhore të PDK-së

09 tetor 2019 | 15:47

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka takuar sot kryetarët e degëve të PDK-së dhe shefat e shtabeve zgjedhore, për të diskutuar për procesin e zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit.

Kryetari Veseli gjatë këtij takimi ka vlerësuar lart angazhimet dhe performancën e degëve dhe aktivistëve që kontribuan në fushatë zgjedhore.

Ai ka falënderuar qytetarët për përkrahjen që i kanë dhënë PDK-së më 6 tetor.

Në këtë takim, kryetarët e degëve në menyrë unanime kanë mbështetur qëndrimin e kryetarit Veseli që PDK-ja të jetë opozitë.

Me këtë rast, të gjithë kanë theksuar se me angazhimin e mirëfillt, PDK-ja do të jetë opozitë e fuqishme.

Procesi i reformave të brendeshme të Partisë do të vazhdojë në mënyrë edhe më intensive nëpër të gjitha degët dhe nëndegët e Partisë Demokratike të Kosovës.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Richard Grenell, përfaqësues special i presidentit të SHBA-së, Donald Trump,…