Veseli thotë se seanca për demarkacionin mund të shtyhet për javën tjetër

05 mars 2018 | 14:17

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, pas mbledhjes së Kryesisë së këtij institucioni ka thënë se të mërkurën dhe të enjten do të ketë dy seanca parlamentare.

Po ashtu, ai ka thënë se gjatë javës do të mblidhet Kryesia e Kuvendit për të caktuar seancat që kanë mbetur të hapura por edhe seanca të reja.

“Të mërkurën dhe të enjten i kemi dy seanca – njëra është e jashtëzakonshme. Presim gjatë javës për t’i adresuar seancat të cilat na kanë mbetur në pritje”, ka thënë Veseli.

Të mërkurën në orën 11:00 do të mbahet seancë e jashtëzakonshme lidhur me përjashtimin e Agjencisë Kosovare të Akreditimit nga Regjistri Evropian për Sigurimin e Cilësisë të Arsimit të Lartë (EQAR).

Kryeparlamentari Veseli ka folur përsëri për çështjen e shënjimit të kufirit të Kosovës me Malin e Zi.

Ai ka thënë se ka mundësi që seanca për demarkacionin të vazhdojë brenda kësaj jave, por ka mundësi që mbahet edhe në javën e ardhshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) ka prezantuar të hënën raportin…