Veseli thotë se reformat fiskale kanë dhënë efekte pozitive për bizneset

03 tetor 2018 | 14:22

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se lirimet nga tatimi doganor për lëndën e parë për sektorin prodhues, lirimi nga tatimi i akcizës për të gjitha lëndët ndihmëse, si dhe lirimi nga tatimi doganor për pajisjet e teknologjisë informative dhe shumë reforma të tjera fiskale kanë dhënë efekte pozitive për bizneset vendore.

Veseli bashkë me ministrat Bedri Hamza dhe Besim Beqaj, si dhe përfaqësues të bizneseve, kanë diskutuar sot për sfidat në të berit biznes dhe për reformat e mëtejme që duhet të bërë.

“Së shpejti do të hyjnë në zbatim edhe hapa të tjerë që kanë të bëjnë me lehtësime tatimore e burokratike për teknologjinë e informacionit, fermerët, shërbimet dhe sektorë të tjerë të rëndësishëm për ekonominë tonë”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Komitetit Olimpik i Kosovës (KOK), Besim Hasani e…