Veseli: Trashëgimia e artistës Leze Qena do të kujtohet gjatë

25 mars 2020 | 13:37

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli, i ka shprehur ngushëllime familjes, bashkëpunëtorëve, me rastin e vdekjes së artistës së madhe Leze Qena.

Në profilin e tij nê “Facebook”, ai ka shkruar se trashëgimia e saj e gjatë dhe e pasur artistike do të kujtohet gjatë.

“Me keqardhje të madhe mësova lajmin e ndarjes nga jeta të aktores sonë të mirënjohur Leze Qena. Trashëgimia e saj e gjatë dhe e pasur artistike dhe rolet e interpretuara me mjeshtëri kanë bërë që ajo të kujtohet gjithmonë me dashuri nga publiku i saj. Shpreh ngushellimet e mia më të sinqerta për familjen, bashkëpunëtorët dhe të dashurit e artistes së madhe.”, ka shkruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Kuvendin e Kosovës ka pasur përplasje të ashpra në…