Veseli: Vetëm uniteti i garanton fitore Kosovës në dialogun me Serbinë

27 dhjetor 2018 | 11:23

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në hapje të takimit me ambasadorët e vendeve të Quintit, presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin Ramush Haradinaj dhe anëtarët e ekipit negociator , ka thënë se Kosova është gati për fazën e dialogut final me Serbinë.

Ai ka thënë së bashkë me aleatët tanë perëndimorë do të dalim triumfues, duke siguruar njohjen e pavarësisë nga Serbia, ulësen në OKB dhe përshpejtimin në integrimet euro atlantike”.

Veseli si nikoqir i takimit, ka informuar partnerët ndërkombëtarë nga vendet anëtare të Quintit se shteti i Kosovës ka arritur unitetin për procesin final të dialogut. Në këtë kontekst, ai ka thënë se presin edhe mbështetjen e pakursyer nga vendet partnere, njësoj sikur në gjitha proceset që ka kaluar Kosova.

“Kosova deri tani që nga koha e luftës ka bashkë-udhëtuar me aleatët e saj perëndimor nëpër çdo proces të rëndësishëm. E kaluara na ka treguar që ky bashkë-udhëtim, dhe uniteti i spektrit politik në çështje të mëdha ka rezultuar gjithnjë me fitore për Kosovën. Andaj unë sot kam vetëm një mesazh të qartë, ne jemi gati dhe në jemi bashkë”, ka thënë Veseli.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Juventusi është i gatshëm të përfshijë lojtarë në ofertën e…