Veseli vizitoi kompaninë vendore ‘Meka’

14 gusht 2019 | 13:27

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar, prodhuesin vendor Burim Piraj nga kompania “Meka”.

Me këtë rast, Piraj ka thënë se ishte rasti i mirë për t’i njoftuar kryetarët me problemet me të cilat ballafaqohemi çdo ditë.

“E falënderojmë kryetarin e kuvendit të Republikës së Kosovës njëherë dhe kryetarin e PDK-së z. Kadri Veseli dhe kryetarin e KK Sharrit z. Shaban Shabani për vizitën që i bënë kompanisë sonë dje! Ishte një rast shumë i mirë për t’i njoftuar kryetarët me problemet me të cilat ballafaqohemi çdo ditë duke filluar nga mungesa e energjisë elektrike cilësore dhe të plotë problemeve që kanë prodhuesit vendor. Vetëm dje 20 herë kompjuteri më është fikur nga energjia elektrike më e dobët se 170 Volt”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Janë prezantuar rezultatet e para të programit në nivel kombëtar…