Veseli viziton nesër lokacionin ku po kërkon të ndërtohet Muzeu i Gjenocidit serb

13 maj 2019 | 21:51

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka vendosur që t’i shtyjë shpejt përpara propozimet e fundit të tij që lidhen me krimet e Serbisë në Kosovë.

Ditë më parë, Kryeparlamentari Veseli paralajmëroi inicimin e formimit të një komisioni shtetëror i cili tashmë pritet të formalizohet të enjten në seancë patlamentare dhe pas punës së tij do të rezultoj edhe inicimi i hapave tjerë drejt formimit të Tribunalit Ndërkombëtarë.

Po ashtu, Veseli ka paralajmëruar se në Prishtinë do të ndërtohet edhe Memoriali i Gjenocidit, ndërsa tanimë e ka propozuar edhe vendin ku do të ndërtohet.

Veseli ka propozuar që ky Memorial të ndërtohet në vendin që njihet si ish-tjegullorja në kryeqytet, në një hapësirë prej 9 hektarësh e cila aktualisht menaxhojet nga AKP.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Protestuesit e opozitës sot janë zhvendosur tek Drejtoria e Policisë…