Vetaksident në Pejë, lëndohet një person
31 dhjetor 2025
| 10:40
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një vetaksidenti në rrugën “Agim Binak Qelaj” në Pejë.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, konfirmoi për Klankosova.tv se aksidenti kishte ndodhur mëngjesin e së mërkurës.
“Sot rreth orës 09:45, Policia është njoftuar për një vetaksident i cili ka ndodhur në rrugën “Agim Binak Qelaj’”në Pejë”.
“Si pasojë e këtij vetaksidenti një person ka pësuar lëndime trupore, i njëjti është dërguar në spitalin rajonal në Pejë, për tretman mjekësor”, thuhet në konfirmim.



