Vetaksidentohet autobusi, lëndohen katër persona

05 nëntor 2020 | 14:33

Katër persona kanë marrë lëndime nga një vetaksident me autobus në magjistralen Gjilan-Prishtinë, saktësisht në fshatin Parallovë.

Të lënduarit po trajtohen në qendrën emergjente të Gjilanit, njofton Klan Kosova.

Lajmin për klankosova.tv e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Ju njoftojmë se sot me 05 nëntor 2020 rreth orës 12:30 në ka ndodhur vetaksident trafiku i një autobusi të linjës Gjilan -Prishtinë. Policia e Kosovës dhe njësitet e zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nga hetimet e para mësohet se janë lënduar katër persona të cilët janë duke u trajtuar në qendrën emergjente në Gjilan. Sipas raportit të mjekut ata kanë lëndime të lehta trupore. Policia e Kosovës, njësitet e trafikut rajonal të Gjilanit janë duke i hetuar shkaqet e aksidentit”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka marr funksionin…