Vetëm 600 zyrtarë publikë e kanë deklaruar pasurinë nga 1 marsi

11 mars 2022 | 16:14

Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK) ka bërë me dije se në javën e dytë të deklarimit të pasurisë, kërkesës i janë përgjigjur rreth 600 zyrtarë publikë.

Sipas AKK-së, deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë do t’i nënshtrohen 4 mijë e 737 zyrtarë të lartë publikë. “Në javën e dytë të deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë, kërkesës për deklarimin e pasurisë i janë përgjigjur rreth 600 zyrtarë publikë, ndërsa deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë do t’i nënshtrohen rreth 4737 zyrtarë të lartë publik”, ka njoftuar AKK-ja.

Procesi i deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë së zyrtarëve të lartë publikë, ka nisur më 1 mars.

Drejtori i Agjencisë kundër Korrupsionit, Yll Buleshkaj, ka rikujtuar të gjitha subjektet deklaruese se mos-deklarimi i rregullt i pasurisë nga zyrtarët publik, konform obligimeve ligjore, detyron Agjencinë kundër Korrupsionit që të paraqesë kallëzim penal. Deklarimi i rregullt vjetor i pasurisë mund të bëhet nëpërmjet paraqitjes fizike në zyrën e AKK-së ose nëpërmjet email-adresës [email protected]. Formularët e deklarimit të pasurisë të dërguar nëpërmjet emailit, duhet të jenë të nënshkruar dhe skanuar nga ana e subjekteve deklarues.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktivistë të Partisë Socialdemokrate kanë mbajtur një aksion simbolik para…