Vetëm brenda 24 orësh, Egla Cenos i ndodh e papritura

02 prill 2024 | 12:46

Ditën e diel, Vëllai i Madh mori një vendim të rëndësishëm për Egla Cenon, duke e skualifikuar nga shtëpia më e famshme në Shqipëri

Ditën e diel, Vëllai i Madh mori një vendim të rëndësishëm për Egla Cenon, duke e skualifikuar nga shtëpia më e famshme në Shqipëri për shkak të disa sjelljeve të saj të përsëritura ndaj Meriton Mjekiqit.

Largimi i saj nga “Big Brother VIP3” u komentua shumë nga publiku, të cilët ishin të ndarë në dy grupe, ata që ishin shumë dakord me këtë vendim dhe të tjerët që shkruanin se duhet që edhe Meritoni së bashku me Ilnisa Agollin të dënoheshin.

Por gjatë ditës së djeshme u zbulua një detaj që ka të bëjë pikërisht me aktoren e njohur. Në klipin e publikuar nga Vëllai i Madh, Egla shfaqet në një dhomë të izoluar dhe vetëm. Ky detaj ka ngritur menjëherë pyetjet ‘nëse është larguar apo jo nga shtëpia?” dhe ‘a do të rifutet sërish në BBV3?”.

Dinamikat e ndodhura brenda këtyre 24 orëve kanë ndikuar shumë në profilin e Eglës në “Instagram”. Para se të shfaqej klipi i aktores në dhomën e izolimit, ajo kishte 50 mijë ndjekës.

Por menjëherë sapo në rrjetet sociale u bë virale video e Eglës, në profilin e saj në “Instagram” janë shtuar 11 mijë ndjekës, duke shkuar kështu 66 mijë.

Ndërkohë të gjithë janë duke pritur me padurim se çfarë do të ndodhë gjatë spektaklit të mbrëmjes së sotme të “Big Brother VIP3”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja e njohur shqiptare, Xhensila Myrtezaj, po vazhdon të jetë…