Vetëm dy prokurorë merren me krimet e luftës

26 mars 2018 | 14:35

Prokurorja Drita Hajdari, shefe e Departamentit për Krime Lufte në Prokurorinë Speciale, ka thënë se janë rreth 900 raste të krimeve të luftës dhe shkeljeve të tjera të së drejtës humanitare.

Ajo ka treguar se sa raste janë duke u trajtuar dhe pritet të trajtohen nga kjo prokurori.

“Pritet edhe transferimi i 600 lëndëve në Prokurorinë Speciale. Për momentin i kemi 353 raste. Ka shumë raste që kryesit janë të panjohur. Ka raste që kryesit janë të njohur dhe jemi duke grumbulluar informata. Po ashtu ka raste ku hetimet janë në fazë ta avancuar. Janë edhe 2000 raste të vlerësimit të rasteve të të zhdukurve”, ka thënë Hajdari gjatë publikimit të Raportit të Fondit për të Drejtën Humanitare (FDH) për monitorimin e gjykimeve të krimeve të luftës dhe veprave penale të motivuara etnikisht dhe politikisht në Kosovë gjatë vitit 2017.

Ajo ka bërë me dije se në Prokurorinë Speciale janë aktualisht vetëm dy prokurorë që merren me krimet e luftës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka organizuar të hënën një…