Vetëm dy të arrestuar gjatë 24 orëve për mosrespektim të kufizimit të lëvizjes

17 maj 2020 | 10:03

Vetëm dy persona ka arrestuar Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit. Këta dy nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë për kufizim të lëvizjes. Policia ka njoftuar se njëri person u arrestua në Komunën e Gjilanit, tjetri në Mitrovicën Veriore.

Prishtina, Ferizaj, Prizreni, Peja, Gjakova e Mitrovica Jugore ishin komunat më të disiplinuara.

Atje nuk u ndalua e arrestua asnjë person për mosrespektim të masave kundër përhapjes së koronavirusit.

Më poshtë, statistikat e publikuara nga Policia e Kosovës.

 

(B. D.: ‘Epoka e re’)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të shtunën Brazili ua kaloi Italisë dhe Spanjës sa i…