Vetëm katër raste të reja me Covid në Kosovë

10 maj 2022 | 15:00

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit nga 466 testime, katër qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar edhe 20 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.665.

Në total numri i rasteve aktive është 347.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ukraina ka shkatërruar “varkën e paradës” speciale të Vladimir Putin,…