Vetëm me të brendshme në spital, infermierja ruse habit pacientët

20 maj 2020 | 13:39

Një infermiere në Rusi i ka habitur të gjithë, pasi u shfaq në spital vetëm me të brendshme dhe veshjen mbrojtëse transparente sipër tyre.

Fotot e saj u bënë virale pasi një prej pacientëve që ishte i shtruar në spitalin e Tulës i shpërndau ato në rrjetet sociale. Ai shkruan se asnjë nga pacientët nuk u ankua për këtë gjë. Por drejtuesve të spitalit nuk iu pëlqeu kjo sjelle dhe vendosën të marrin masa ndaj infermieres për fyerje të uniformës.

Infermierja 20-vjeçare u justifikua përpara drejtuesve të saj se ajo ishte shumë seksi për të mbajtur uniformën dhe se nuk e kishte vënë re se veshja mbrojtëse ishte aq shumë transparente./gazetashqip/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Avni Bytyçi, kërkuar…