Vetëplagoset një person në Gjilan

02 janar 2022 | 11:30

Një person është vetëplagosur në dorë me armë të zjarrit.

Rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 15:00 në komunën e Gjilanit.

I dyshuari mashkull ishte dërguar në emergjencën e spitalit për shkak se ishte vetë plagosë në shuplakën e dorës së majtë me një armë zjarri .

Në vendin e ngjarjes policia ka gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri formë stilolapsi dhe predhën e fishekut që mjekët ia kishin hequr të dyshuarit nga dora.

Në konsultim me prokurorin i dyshuari është liruar, ndërsa lënda e rastit do të hetohet në procedurë të rregullt, njofton raporti 24 orësh i Policisë së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
34 pacientë janë të shtrirë në klinikat e QKUK-së dhe…