Veteranët e Kosovën me tri fitore e një humbje në turneun në Maqedoni

23 prill 2023 | 20:33

Veteranët e Kosovës kanë marrë pjesë suksesshëm në turneun “11th International Easter Basketball Tournament” në Manastir të Maqedonisë Veriore.

Në ditën e parë pësuan humbje nga Strumica 31:18, ndërsa në ndeshjen e dytë fituan ndaj skuadrës vendase Pelisteri me shifrat 34:31.Ndërkohë, të shtunën shënuan dy fitore në dy ndeshje.
Fillimisht mundën Tikvesh Kavadarci me rezultat 39:25, ndërsa më pas fituan edhe ndaj Borec Veles 43:41.Kështu në turneun e parë të organizuar si veteranë, që nga themelimi i Ligës së Veteranëve u renditën në vendin e katërt.Përkundër disa mungesave, Kosova regjistroi tri fitore dhe vetëm një humbje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Mitrovicës së Veriut,…