Veteranët, invalidët dhe familjarët e dëshmorëve të jenë pjesë e pakos emergjente fiskale

07 prill 2020 | 20:31

Deputeti i AAK-së, Gazmend Syla, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se veteranët, invalidët dhe familjarët e dëshmorëve duhet të jenë pjesë e Pakos Emergjente Fiskale.

Ai ka thënë se mospërfshirja e tyre në këtë pako nuk pranohet dhe si e tillë është diskriminuese. “Nuk do të pranohet nga ne”, ka shkruar ai.

Syla ka thënë se ministri i Financave, Bisnik Bislimi dhe Qeveria Kurti në detyrë duhet të japë llogari për këtë.

“Kjo situatë është shumë e rëndë për ato familje. Ne nuk do të lejojmë këtë padrejtësi”, ka thënë deputeti i AAK-së, Gazmend Syla.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Haxhi Shala, e ka vlerësuar skandaloz…