Veteranët paralajmërojnë protestë nëse nuk përfshihen në pagën minimale

13 maj 2022 | 22:23

Ushtruesi i detyrës së kryetarin të OVLUÇK-së, Faton Klinaku, ka paralajmëruar protestë të veteranëve nëse nuk përfshihen në ligjin për pagën minimale.

“Veteranët që po më shkruajnë e po kërkojnë protesta, iu them që të rrijnë gati kurdo që ne i thërrasim për protestë. Për këtë po bëjmë takime me degë. Sa i përket ndryshimit të ligjit që po përpiqet ta bëjë ky koalicion i papërgjegjshëm qeveritar, me anë të të cilit po do që t’i shkëpus pensionet nga lidhja me pagën minimale, ju them veteranëve se nëse rastësisht e bëjnë është vetëm miratimi i leximit të parë, dhe para se ata ta bëjnë leximin e dytë ne duhet që masovikisht të dalim e t’i bllokojmë”, ka shkruar Klinaku në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka thënë se për ta penguar këtë papërgjegjësi të këtij koalicioni, OVLUÇK-ja është në kontakt me deputetë opozitës dhe pozitës.

“Ne kemi qenë dhe jemi në kontakt edhe me deputetët e opozitës dhe pozitës, por do të shfrytëzohet edhe gjykata kushtetuese për të konstatuar shkeljet që duan t’i bëjnë”, ka shkruar Klinaku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryenegociatori i Kosovës në dialogun Kosovë - Serbi, Besnik Bislimi,…