Bislimi: S’kemi marrëveshje për targa, pala serbe kërkoi të flasim për Asociacionin

13 maj 22:22

Kryenegociatori i Kosovës në dialogun Kosovë – Serbi, Besnik Bislimi, ka thënë se nuk kanë arritur marrëveshje me palën serbe sa i përket çështjes së targave.

Bislimi ka thënë se pritjet kanë qenë të mëdha, pasi sipas tij, takimi ka ndodhur me kërkesë të palës serbe, e cila tha se me shkrim i ka konfirmuar emisarit të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, se sot do të vijnë me propozim konkret për çështjen e targave dhe se ky propozim do të jetë në harmoni me kriteret e parapara në marrëveshjen e 30 shtatorit.

“Pra, një propozim që përben zgjidhje të përhershme dhe është në harmoni me standardet më të mira të Bashkimit Evropian”.

“Ky ka qenë garancioni për të udhëtuar për në Bruksel por fatkeqësisht ne sot pamë një sjellje të çuditshme të palës serbe e cila thotë se ‘e kemi një ide por nuk mund ta shpalosim, kemi probleme politike e nuk mund ta sjellim’”, është shprehur Bislimi në konferencën për medie.

Zëvendëskryeministri i Kosovës ka pohuar se ka kërkuar edhe takim trepalësh bashkë me Lajçakun e Petkoviqin, por ai tha se kur pala serbe është konfrontuar me këtë kërkesë ka pasur intervenime nga Serbia që në agjendë të futet edhe tema për Asociacion e komunave me shumicë serbe.

“Unë kam kërkuar trepalësh, por si duket në momentin kur pala serbe është konfrontuar me këtë kërkesë i ka ardhur një intervenim nga Serbia, e cila ata kanë dashur që ta keqpërdorin këtë dhe ta fusin një temë të re agjendë dhe kanë thënë se mund të ndodh takimi trepalësh nëse fillimisht bisedohet për Asociacionin e komunave serbe, ku natyrisht nuk kemi mundur të pranojmë për arsye se agjenda ka qenë e paracaktuar”, është shprehur Bislimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Serbia nuk…