Kurti: Serbia s’do marrëveshje, Lajçak të sqarojë pse s’u arrit marrëveshja për targat

13 maj 2022 | 21:27

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Serbia nuk është e interesuar që të ketë marrëveshje për targat, e cila nuk u arrit as në takimin e sontëm mes kryenegociatorit kosovar, Besnik Bislimi, dhe atij serb, Petar Petkoviq, në Bruksel.

Kurti është i bindur se pala kosovare ka qenë konstruktive, derisa thotë se i takon emisarit të BE-së të tregojë publikisht se cila palë s’ka qenë konstruktive dhe pse nuk është arritur marrëveshja që ishte afër finalizimit.

“Unë nuk e kam ndjekur për së afërmi procesin e fundit të bisedimeve për targat, por besoj që ndërmjetësuesi [Mirosllav] Lajçak do ta shpjegojë publikisht se cila palë nuk ishte konstruktive. Unë për vete nuk kam dilema, e di që kryenegociatori ynë, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka qenë edhe konstruktiv edhe kreativ, por qartazi Beogradi nuk është i interesuar të ketë marrëveshje”.

“Ne nuk duam asnjëherë ta vëmë në pikëpyetje parimin e reciprocitetit. I takon ndërmjetësit/lehtësuesit që ta sqarojë se pse konkretisht nuk u arrit marrëveshja, e cila ka qenë mjaft afër e për të cilën edhe [Mirosllav] Lajçak është angazhuar shumë”, ka deklaruar ai për televizionin publik nga Ajova e ShBA-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Topat amerikanë M777 janë gati ta pastrojnë tokën ukrainase nga…