Vetëvaret 17 vjeçari në Gjakovë, flet policia

16 nëntor 2020 | 08:23

Një 17 vjeçar është gjetur i vdekur nga familjarët në fshatin Rogovë të Gjakovës.

Lajmin e ka konfirmuar për Express zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj.

“Rasti ka ndodhur rreth orës 21:00 në fshatin Rogovë të Gjakovës. Një 17-vjeçar është varur. Ai është gjetur pa shenja jete nga familjarët e tij të cilët e kanë dërguar në spital ku mjekët e kanë konstatuar vdekje e tij”, ka thënë Gjurkaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Punëtorët e Telekomit të Kosovës protestojnë si dhe do ta…