Vetëvendosja: Baneri ku shihet vajza e Hamëz Jasharit nuk është vendosur nga ne

22 janar 2021 | 17:56

Baneri në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë me fotografinë e Besarta Jasharit, Vasfije Krasniqit dhe Saranda Bogujevcit nuk është vendosur nga Lëvizja Vetëvendosje. Zëdhënësi i kësaj partie, Përparim Kryeziu, ka thënë se i njëjti nuk është vendosur nga LV-ja ose në koordinim me Vetëvendosjen.

“Jo ky baner nuk është vendosur nga Lëvizja Vetëvendosje ose në koordinim me Lëvizjen Vetëvendosje”, ka thënë Kryeziu për “Express”.

Vendosjen e banerit e ka konfirmuar vet personi që e ka bërë atë me iniciativë personale.

Pajazit Jashari ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” se banerin e ka vendosur pa koordinim me ndonjë subjekt politik.

“Nisma ime dhe përfshirja e Vasfije Krasniqit dhe Saranda Bogujevcit në banerin aktual nuk ka marrë parasysh bindjet e tyre politike e as garën në të cilin do të marrin pjesë. Renditja e tyre përkrah Besarta Jasharit është rezultat i bindjes sime për atë se çka secila prej tyre përfaqëson në historinë tonë të dhimbshme. Dëshiroj ta bëj të qartë, që e gjithë kjo është nismë e imja personale, dhe nuk është bërë në koordinim, kërkesë, apo konsultim me ndonjë subjekt politik. Ndjej nevojën që të kërkoj ndjesë për çdo keqkuptim që kjo nismë e imja qëllim mirë ka mundur të shkaktoj”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

https://www.facebook.com/pajazit.jashari/posts/1903419469797507

Fotoja e vajzës së Hamëz Jasharit vendoset në një baner me dy kandidatet e LV-së për deputete, reagojnë nga familja Jashari

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një qytetar 52-vjeçar nga Kosova është arrestuar në Morinë për…