Vetëvendosja i mund në zgjedhje të gjitha partitë e bëra bashkë

29 prill 2020 | 10:15

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se nuk e ka pritur që qeveria e tij të kishte vetëm 50 ditë jetëgjatësi. Por, sipas tij, në gjashtë muajt e fundit është dyfishuar partia e tij.

Kurti, në një intervistë për Euronews Albania, foli për zhvillimet e fundit politike, që nga prishja e koalicionit me LDK-në dhe deri te përpjekjet për krijimin e qeverisë së re.

“Nuk e kam pritur që qeverisja do të zgjasë vetëm 50 ditë, por e kam ditur që do të jetë vështirë, sepse Kosova ende është shtet i kapur”, tha Kurti.

Ai duke iu referuar një sondazhi të fundit tha se Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para. “Sondazhi i fundit na nxjerr me 50.7 % të votave, LDK-në me 17 % dhe PDK-në me 12.4 %. Kjo ka shkaktuar një panik të madh dhe i ka bërë të gjithë bashkë. Më 6 tetor kemi dalë të parët. Jemi të gatshëm për zgjedhje të reja, me ç’rast do t’i mundim edhe po u bënë bashkë që të gjithë. Gjashtë muaj e fundit LV-ja është dyfishuar në krahasim me zgjedhjet e tetorit, kur doli e para. Kjo ka ndikuar të që gjithë të bëhen bashkë kundër nesh që t’i ruajnë ato privilegjet që kanë pasur pas luftës dhe pas shpalljes së pavarësisë”, ka deklaruar Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për sa kohë nuk ka një mjekim specifik për Covid-19,…