Lufta me Covid-19, nis testimi klinik i medikamentit për urthin

29 prill 10:11

Për sa kohë nuk ka një mjekim specifik për Covid-19, mjekët janë duke parë reagimin e pacientëve nga çdo medikament i mundshëm që marrin për problem të tjera shëndetësore.

Kevin Tracy, mjek pranë Institutit për Kërkime Mjekësore në Nju Jork, u informua nga një koleg i tij, i cili kishte qenë në Wuhan, se kishte parë përmirësim të ndjeshëm te pacientët më koronavirus, ndërsa këta të fundit po trajtoheshin me famotidinë për problemet e tyre me urthin dhe refluksin gastrofageal.

Pas këtyre të dhënave, doktor Tracy ka nisur testimin klinik, me injektim intravenoz të kësaj substance te pacientët e infektuar me Covid-19.

“Kolegët në Kinë, duke analizuar të dhënat mjekësore të më tepër se 6 mijë pacientëve, konstatuan se mes të infektuarve, ata që janë trajtuar me famotidinë, kanë nivel vdekshmërie 14%, përkundrejt shifrës 27% të personat të cilët nuk ishin trajtuar me medikamente për urthin”, u shpreh doktori.

Doktor Tracy deklaroi se të dhënat do të jenë të qarta në momentin që do të vëzhgohen më tepër se 300 pacientë, ndërsa aktualisht të regjistruar për të kryer testet janë vetëm 200. Sipas doktor, Tracyt këto të dhëna do të jenë të aksesueshme brenda pak javësh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompanitë “BioNTech” dhe “Pfizer” kanë marrë leje nga Instituti federal…