Një kompanie gjermane dhe amerikane u miratohet studimi klinik i vaksinës

29 prill 2020 | 10:11

Kompanitë “BioNTech” dhe “Pfizer” kanë marrë leje nga Instituti federal gjerman “Paul Ehrlich Institut” për fillimin e studimit të kandidatëve për vaksinën kundër COVID-19.

“Kompania gjermane ‘BioNTech’ dhe ajo amerikane ‘Pfizer’ së bashku kanë zhvilluar vaksinën BNT162, ndërsa ky është studimi i parë klinik i kandidatëve për vaksinë kundër koronavirusit në Gjermani si pjesë e një programi zhvillimor botëror”, theksuan dy kompanitë në një konferencë shtypi të përbashkët.

“Pfizer” dhe “BioNTech” paralajmërojnë edhe studime shkencore në SHBA, pasi të marrin leje nga institucionet amerikane, e që pritet së shpejti.

Studimi i parë do të përfshijë rreth 200 kandidatë të shëndetshëm të moshës prej 18 deri 55 vjeç me doza të plota prej një deri 100 mikrogramë, që të konfirmohet doza optimale për studim të mëtejshëm, por edhe të vlerësohet siguria dhe imuniteti i vaksinës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkencëtarët në Universitetin e Oksfordit janë duke nxituar për të…