Shkencëtarët e Oksfordit, të sigurt se vaksinën për shërim nga Covidi e prodhojnë sivjet

29 prill 2020 | 10:07

Shkencëtarët në Universitetin e Oksfordit janë duke nxituar për të zhvilluar një vaksinë për koronavirusin shumë më përpara afatit kohor standard mjekësor.

Shkencëtarët kanë shprehur besim në aftësinë e tyre për t’ia dalë mbanë së shpejti, duke rritur shpresat në të gjithë botën se nuk do të duhet të pritet deri vitin e ardhshëm për një vaksinë.

Injeksionet e para të vaksinës nga Instituti Jenner i Universitetit të Oksfordit në Britani u zhvilluan javën e kaluar. Shkencëtarët po planifikojnë të bëjnë masiv testimin e tyre brenda pak më shumë se një muaji, një kornizë kohore që aktualisht është më e shpejtë krahasuar me përpjekjet e tjera të zhvillimit të vaksinave.

Gazeta “New York Times” raportoi të hënën se shkencëtarët planifikojnë t’i testojnë vaksinat e tyre tek më shumë se 6 000 njerëz deri në fund të majit.

Ekipi në Oksford tha se qëllimi i tyre është të prodhojnë një milion doza të vaksinës, nëse rezultojnë efektive, deri në shtator – muaj përpara një afati kohor standard prej 12-18 muajsh të cituar vazhdimisht nga profesionistë të shëndetit në të gjithë botën.

Profesore Sarah Gilbert, drejtuese e ekipit të programit, tha se ajo është “80 % e sigurt” se vaksina do të funksionojë./VOA/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sipas një ankete të realizuar nga një kompani publike, besimi…